Ambasada e SHBA: Dodik e ka gabim nëse mendon se Amerika do të qëndrojë mënjanë ndërsa ai e shtyn BiH në konflik

Ambasada e SHBA: Dodik e ka gabim nëse mendon se Amerika do të qëndrojë mënjanë ndërsa ai e shtyn BiH në konflik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë njoftoi deklaratën e presidentit të RS-së, Milorad Dodik, se ai do të shpallë pavarësinë e entitetit në rast se OHR-ja miraton Ligjin për pronën shtetërore.

Ambasada përsëriti se Republika Srpska është një ent brenda shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Ajo është një pjesë integrale e shtetit, por as Republika Srpska dhe as Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk ekzistojnë jashtë Bosnje dhe Hercegovinës,” thuhet në deklaratë.

Ata shtojnë se Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës nuk parashikon të drejtën për të ndarë një ent apo ndonjë njësi tjetër administrative më të ulët.

“SHBA-ja e ka bërë të qartë në disa raste se do të veprojë për të kundërshtuar veprimet anti-Dayton, dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se SHBA-të do të qëndrojnë mënjanë ndërsa ai e shtyn BiH-në në konflikt”, tha ambasada.
​

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova