Hetimi filloi pasi një video 61-sekondashe, e cila qarkulloi në internet në fillim të muajit shkurt, tregon një avion F-35C duke goditur kuvertën e USS Carl Vinson dhe duke rënë në ujë.
Pesë marinarë amerikanë po përballen me akuza për atë që Marina Amerikane e përshkroi si “rrjedhje e paautorizuar” e videos që tregon një avion luftarak F-35 duke u përplasur me një aeroplanmbajtëse në Detin e Kinës Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënës i Forcave Ajrore Detare të SHBA-së, Zach Harrell, për ‘ABC 10News’ tha se një nëntoger, tre nënoficerë dhe një nënoficer i lartë “janë akuzuar sipas nenit 92 të Kodit Unik të Drejtësisë Ushtarake”.
Neni 92 ka të bëjë me mosbindjen ndaj një urdhri ose rregulloreje të ligjshme ose mospërfillje të detyrës.
Hetimi filloi pasi një video 61-sekondashe, e cila qarkulloi në internet në fillim të muajit shkurt, tregon një avion F-35C duke goditur kuvertën e USS Carl Vinson dhe duke rënë në ujë.
Marina amerikane në njoftimin e saj të 24 janarit e quajti këtë “ulje e dështuar” dhe tha se shtatë ushtarë u plagosën në incident, ndërsa piloti kishte arritur të dalë i sigurt nga avioni.
Mbetjet e avionit F-35C Lightning II nuk janë gjetur ende.
Carl Vinson Carrier Strike Group u kthye në bazën e saj në San Diego më 14 shkurt pas një zbarkimi tetë-mujor.