Aktivistë pro-palestinezë nga Sarajeva ndërprenë për pak kohë konferencën “AWS Community Day Adria” për të problematizuar lidhjen e kompanive me gjenocidin në Gaza, por shumë shpejt u nxorën jashtë.
Grupi i aktivistëve hyri në sallën e konferencës gjatë fjalimit të Jeff Barr, nënkryetar i Amazon Web Services, dhe filloi të thërriste: “AWS përfiton nga gjenocidi”.
Njëra nga aktivistet mori edhe mikrofonin dhe e pyeti Barr-in: “A nuk ju vjen turp që kompania juaj përfiton nga gjenocidi?”, në të cilën ai u përgjigj se nuk ishte tema për diskutim në atë moment të konferencës.
Aktivistët vazhduan me thirrjet “Liri Palestinës” dhe “Kasapë, largohuni nga BiH”, duke mbajtur edhe parulla.
Stafi i protokollit të konferencës shpejt u mori parullat dhe i nxori aktivistët jashtë.