11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar në aksidentin trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veriperëndim të Turqisë.
Shtatë automjete, duke përfshirë tre autobusë dhe një kamion, u përplasën në autostradën e Marmarasë së Veriut pranë fshatit Dagdibi në provincën Sakarya, rreth 150 kilometra në lindje të Stambollit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu.
Sipas informacioneve të tyre, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Sipas stacionit privat të lajmeve NTV, në zonë kishte mjegull të dendur që kufizoi ndjeshëm dukshmërinë.
Kaza, saat 04.30 sıralarında Kuzey Marmara Otoyolu'nun Sakarya Dağdibi mevkisinde meydana geldi. Aralarında 3 otobüs ve 1 TIR'ın da bulunduğu 7 araç zincirleme trafik kazasına karıştı. İhbar üzerine bölgeye çok sayıda itfaiye, 112 acil sağlık, polis ve jandarma ekibi sevk edildi.… pic.twitter.com/oYUJzI5bmo
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) December 28, 2023
Guvernatori i provincës Sakarya u tha gazetarëve në vendin e aksidentit se 57 persona u plagosën në aksident, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas tij, aksidenti zinxhir është shkaktuar ndoshta nga përplasja e një makine në një kamion në kushte dukshmërie të zvogëluar.
Autoritetet besojnë se disa nga njerëzit vdiqën pasi lanë makinat e tyre pas përplasjes dhe u goditën nga automjete të tjera.

