Aksident i tmerrshëm në Berlin: Automjeti përplasi një grup fëmijësh dhe mësuesen e tyre

Në Berlin, të enjten pasdite një automjet goditi një grup njerëzish. Në vendngjarje ka të plagosur, mes tyre edhe fëmijë.

Aksidenti ndodhi në lagjen Wedding, në kryqëzimin e rrugëve Seestraße dhe Dohnagestell, rreth orës 13:10. Sipas informacioneve të para, një makinë BMW, gjatë kthesës, u përplas me një grup fëmijësh të moshës shtatë deri në tetë vjeç.

Nga gjithsej 15 fëmijë, sipas gazetës Bild, tre janë lënduar dhe janë dërguar në klinikën e afërt Virchow. Po ashtu, edhe mësuesja e tyre është plagosur rëndë.

Drejtuesi i automjetit ka dalë i padëmtuar nga aksidenti, por është ndaluar në vendngjarje nga policia.

Policia e Berlinit për Berliner Morgenpost ka konfirmuar se është duke ndërhyrë në vendin e ngjarjes, por për momentin nuk mund të japë detaje mbi autorin e aksidentit apo numrin e saktë të të plagosurve. Dyshohet se bëhet fjalë për një aksident të rastësishëm.

Kategoritë
BotaLajme