Aeroporti i Brukselit vazhdon të ketë probleme për shkak të sulmit kibernetik, 44 fluturime të anuluara

Në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit që nga mëngjesi janë anuluar ose devijuar 44 nga 257 fluturimet e planifikuara. Kaosi që u krijua dje për shkak të sulmit kibernetik po vazhdon edhe sot.

Dje në aeroportin e Brukselit u anulua gjysma e fluturimeve të planifikuara për shkak të sulmit që krejtësisht ka çrregulluar sistemet e regjistrimit dhe imbarkimit të pasagjerëve.

Pasojat e sulmit ende nuk janë eliminuar, tha administrata, duke shtuar se kanë ftuar punonjësit që procedurat e regjistrimit dhe imbarkimit t’i kryejnë manualisht.

Ende nuk dihet se kur pritet të zgjidhet plotësisht ky problem.

 

Kategoritë
BotaLajme