Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garoj me numrin 174 në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në lidhje me këtë ka shkruar kryetari i AAK-së, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
Ai ka shkruar se më 12 tetor, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në komuna dhe vizionin tonë për fitore të reja.“Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet. Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi”, ka shkruar Haradinaj.