“500 euro për binjakë e 1000 për trenjakë”, Shtimja do t’i subvencionojë nënat lehona

Komuna e Shtimes ka njoftuar se ka vendosur të subvencionojë nënat lehona për fëmijët e lindur këtë vit, shkruan Reporteri.net.

Siç bëhet e ditur, çdo çifti që u lind fëmija i parë ata do të marrin për të 100 euro nga Komuna, për fëmijën e dytë 150 euro, ndërsa për të tretin 200 euro.

Poashtu, Komuna thekson se për binjakët ndan 500 euro, ndërsa për trinjakët 1000 euro.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi