Raportohet se disa të tjerë u plagosën në sulmin në sulmin ndaj një lokacioni në ishullin që ndodhet në provincën jugore Hormozgan
Tre persona u vranë në një sulm amerikan në ishullin Larak të Iranit të mbrëmë vonë, transmeton Anadolu.
Fillimisht, agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se dy persona u vranë dhe disa të tjerë të plagosur në sulmin ndaj një lokacioni në ishullin që ndodhet në provincën jugore Hormozgan.
Të plagosurit u dërguan në spital, ku njëri prej tyre më vonë ndërroi jetë nga plagët, duke e çuar numrin e të vdekurve në tre.
Më herët, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se kishte goditur me raketa balistike bazat ajrore King Hussein dhe Azraq në Jordani, ndërsa kishte shënjestruar gjithashtu me dronë shpërthyes bazën ajrore Al Minhad në Emiratet e Bashkuara Arabe.
IRGC-ja tha se operacioni u krye si kundërpërgjigje ndaj sulmit amerikan të së dielës në ishullin Larak, i cili, sipas raportimeve, synonte të parandalonte vendosjen e minave detare në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës.


















