‘150 euro më vjen rryma, 200 euro marr pensi’: Shqetësimet e qytetarëve për rrymën

Qytetarët në Kosovë po shprehin shqetësim të madh për mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se për standardin e tyre ekonomik faturat janë bërë të papërballueshme.

“Elektroekonomia e Kosovës është një objekt shumë i vjetruar në të cilën është investuar kohë pas kohe por investimet në makina të vjetra janë shumë jo produktive edhe e kemi këtë energji që e kemi. Pas privatizmit nuk e di çka ka ndryshuar brenda, se dikuj duhet me ja dhanë rrymë e dikush duhet me ble nga jashtë. Është bukur vështirë e përballueshme sidomos për neve pensionerët, sigurisht edhe për bizneset duhet me kanë vështirë. Duhet me ble jashtë rrymën, kjo tregon se strukturat e shtetit pas luftës nuk kanë punuar kurgja në çështje të rrymës që me rrit vëllimin”, tha ai.

Ndërkaq, Nezir Haxholli nga Prishtina tha se rritja e çmimeve është barrë e papërballueshme, duke e lidhur edhe me politikat qeverisëse.

Ndërkohë, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, në një konferencë për media javën e kaluar, tha se deri në fund të vitit do të bëhet sërish shqyrtimi i tarifave të energjisë, ku ekziston mundësia e rritjes, por edhe e uljes së tyre.

Kategoritë
LajmeVendi