​Ministria e Infrastrukturës financon disa projekte infrastrukturore në Gjakovë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes së cilit do të mundësohet ndërtimi dhe asfaltimi i disa rrugëve në këtë qytet.

Ndërtimi i rrugës hyrëse në Gjakovë nga ana veriore, nga drejtimi i Pejës dhe i rrugës transite që lidh rrugën hyrëse nga Peja me rrugën hyrëse nga Prishtina, bashkë me asfaltimin e shtatë rrugëve të tjera, janë pjesë e kësaj marrëveshjeje, përmes së cilës MI është financuese e projekteve.

Këto projekte janë pjesë e marrëveshjeve të reja me komunat e Republikës së Kosovës dhe parashohin financimin e ndarë në disa faza, thuhet në komunikatë.

Kategoritë
LajmeVendi