Arsenal dhe Tottenham dështuan ta transferonin mbrojtësin në merkaton verore.
Manchester United është duke e konsideruar një ofertë këtë janar për mbrojtësin e Norwich Max Aarons, raporton “Daily Express” dhe gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Arsenal dhe Tottenham provuan të transferojnë mbrojtësin e krahut të djathtë këtë verë, por skuadra e Norwich në Championship, nuk pranoi ta shesë, ku gjithashtu edhe gjiganti Barcelona shprehu interesim për shërbimet e tij, përcjell KosovaPress.
United dëshiron ta përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes, dhe Aarons shihet si transferim ideal për këtë pozitë.