​Limaj: KosovaPress i dha forcë e moral luftëtarëve të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kujtoi fillimin e punës së KosovaPress dhe Radio Kosovës së Lirë, duke thënë se këto dy media me raportimet e tyre i dhanë forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së.

“Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia e lajmeve “Kosova Press” i kanë dhënë zërin meritor pushkëve të lirisë, që me zë e shkrime të njoftojnë opinionin e brendshëm e të jashtëm për luftën e drejtë e çlirimtare të popullit e ushtrisë së tij”, shkroi Limaj.

Postimi i plotë:

22 vite më parë, në janarin e ftohtë të vitit 1999, nisën punën “KosovaPress” dhe Radio “Kosova e Lirë”.

Radio “Kosova e Lirë” dhe “KosovaPress” me raportimet e tyre u dhanë forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së gjatë gjithë kohës.

Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia e lajmeve “Kosova Press” i kanë dhënë zërin meritor pushkëve të lirisë, që me zë e shkrime të njoftojnë opinionin e brendshëm e të jashtëm për luftën e drejtë e çlirimtare të popullit e ushtrisë së tij.

Mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që në kushte aspak të lehta bënë të mundur të transmetojnë atë që po ndodhte ato ditë të vështira në Kosovë.

Kategoritë
LajmeVendi