​Bibliotekat e shkollave të Lipjanit pasurohen me 517 tituj të librave

Drejtoria e Arsimit e Lipjanit ka filluar sot furnizimin me libra të ndryshëm për bibliotekat e shkollave në territorin e kësaj komune.

Kryetari Imri Ahmeti ka thënë se një gjë e tillë paraqet një mundësi të mirë për nxënësit dhe dashamirët e librit, në mënyrë që ata të kenë mundësi që të lexojnë sa më shumë.

Ndryshe, bibliotekat e shkollave të Lipjanit janë pasuruar me 517 tituj të librave me gjithsej 43.288 libra

Kategoritë
LajmeVendi