​AAK: Zgjedhjet lokale të mbahen në afatet Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga presidentja Vjosa Osmani që zgjedhjet lokale të mbahen në afatet Kushtetuese.

Këtë qëndrim të AAK-së, e bëri të ditur Besnik Tahiri pas takimin konsultativ me presidenten Osmani.

Tahiri tha se në takim është përmendur data 31 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, por që shtoi se AAK kërkon të ketë dakordim paraprak me të gjitha partitë parlamentare dhe organizim të mirë.

“Për AAK-në është më rëndësi që këto zgjedhje të mbahen në afatet Kushtetuese. Mandati të mos shkurtohet. Të ketë një organizim më të mirë të mundshëm dhe mbi të gjitha të ketë një konsultim dhe dakordim paraprakë me partitë e tjera parlamentare që zgjedhjet të ndodhin në afatet kohore. U diskutua data 31 tetor”, tha ai.

Gjatë ditës presidentja Vjosa Osmani ka takuar të gjitha partitë parlamentare në vend për t’u koordinuar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

PDK dhe LDK parapëlqejnë datën 31 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë nga Presidenca kanë bërë të ditur se Osmani përmes një komunikate për media do të bëjë të ditur datën e zgjedhjeve lokale

Kategoritë
LajmeVendi