​Rreth 3 mijë qytetarë të prekur nga Covid-19 në Prishtinë, marrin nga 50 euro

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e listës 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore.

“Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në webfaqen e Komunës”, ka shkruar ai.

Përndryshe, komuna jep nga 50 euro për çdo qytetar që është prekur me Covid-19

Kategoritë
LajmeVendi