Futbollisti argjentinas Enzo Fernandez është bërë lojtar i ri i Chelseat në transfertën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave në Premiership pasi marrëveshja u përfundua në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Ky futbollist ka nënshkruar kontratë me blutë deri në verën e vitit 2031, me saktësi tetë vjet e gjysmë, dhe kjo është mënyra se si Chelsea qëndron brenda ligjit për shkak të “fair play”-it financiar.
OFFICIAL: Enzo Fernández to Chelsea, signed and completed. 🔵🇦🇷 #CFC
Club statement confirm €121m deal plus extra costs — also, River Plate will receive 25% of it.
Enzo has signed contract valid until June 2031. pic.twitter.com/nbnkdNAPrt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2023
Gjatë gjithë janarit, Chelsea u përpoq të sillte këtë mesfushor të shkëlqyer, por Benfica nuk pranoi kurrë një ofertë nën klauzolën e blerjes, kështu që drejtuesit e klubit të Stamford Bridge përfunduan duke paguar 121 milionë euro, me kosto shtesë.
Enzo Fernández, new Chelsea player! All documents are signed between the clubs with Benfica and player side on contract valid until June 2031 ✅🔵🇦🇷 #CFC
Medical tests, done.
Payment in 6 installments — but £40m upfront. Boehly, Eghbalix board did it after mad 24h.
Here we go. pic.twitter.com/0wgbwYqU2c
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2023
Dy palët e përmendura nuk janë të vetmet në këtë biznes dhe interesant është se River Plate do të marrë 25 për qind të këtij transferimi, saktë 30 milionë. Është rënë dakord që ky transferim të realizohet duke paguar në gjashtë këste, por që Chelsea të paguajë 40 milionë funte paraprakisht.
Fernandez në karrierën e tij të mëparshme ka luajtur për River Plate dhe pas vetëm gjashtë muajsh dhe lojërash të jashtëzakonshme u largua nga klubi më i madh portugez dhe kaloi në radhët e Bluve.
Ky është edhe rekordi i Premiership-it anglez dhe ai i mëparshmi mbahej nga Jack Grealish i cili kaloi nga Aston Villa te Manchester City për 117.5 milionë euro.