Zv/presidenti turk thotë se kanë filluar provat e raketës së parë kombëtare ajër-ajër

“Kanë filluar testet me avionët e Turqisë për sistemin GÖKTUĞ, sistemi i parë kombëtar i raketave ajër-ajër dhe prodhimin serik të raketës së parë kombëtare detare ATMACA”, tha zv/presidenti Fuat Oktay.

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se vendi i tij ka filluar provat e raketës së parë kombëtare ajër-ajër, si dhe prodhimin serik të raketës së parë kombëtare detare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kanë filluar testet me avionët e Turqisë për sistemin GÖKTUĞ, sistemi i parë kombëtar i raketave ajër-ajër dhe prodhimin serik të raketës së parë kombëtare detare ATMACA”, tha zv/presidenti Oktay para anëtarëve të komitetit të planifikimit dhe buxhetit të parlamentit.

Ai gjithashtu tha se Turqia vazhdon prodhimin, shpërndarjen dhe eksportin e pajisjeve të udhëzuara me mini-municion inteligjent.

Oktay tha se industria e mbrojtjes e Turqisë kishte një qarkullim prej 11 miliardë dollarësh në vitin 2019.

“Eksporti i industrisë arriti në rreth 3 miliard dollarë dhe numri i projekteve të kryera të mbrojtjes tejkaloi 700”, shtoi ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më herët u zotua të rriste më tej industrinë e mbrojtjes së vendit.

“Ne asnjëherë nuk mund të tolerojmë të blejmë nga jashtë produkte që ndërlidhen me mbrojtjen kur mund t’i prodhojmë ato vetë”, tha Erdoğan.

Kategoritë
BotaLajme