“Zoti do të hakmerret”, lamtumira prekëse e një djali për babain e vrarë në Gaza

Në enklavën palestineze, po vazhdojnë sulmet mes Izraelit dhe Hamasit.

Së fundmi, një video e publikuar në rrjete sociale ka tërhequr vëmendje të madhe.

Aty shihet një djalosh duke i dhënë lamtumirën babait të tij – gazetarit palestinez Mohammed Abu Daqa – i cili u vra nga një sulm izraelit në Khan Younis.

“Zoti do të hakmerret”, tha ai.

“Zoti do të hakmerret ndaj atyre që e gjuan raketën.”

“Ai më mjafton mua, ai i rregullon më së miri punët”, vazhdon djaloshi me lot në sy.

“Zoti të mëshiroftë ty baba, do të shihemi në parajsë”, përfundon ai.

Kategoritë
BotaLajme