Zinedine Zidane duket i panjohur, ai ka qenë në pritje të punës për dy vjet

Ikona e futbollit francez Zinedine Zidane rrallë shfaqet në publik, përveç rasteve kur shkon në evente të ndryshme që kanë të bëjnë me legjendat e Real Madridit, ndërsa tani ka befasuar me stilin e tij.

Edhe pse jemi mësuar me faktin që dikur një top futbollist duket gjithmonë i përsosur – i rruar, i kuruar dhe me kostum, kjo tashmë ka ndryshuar pak.

Gjegjësisht, në fotografinë e re që ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram, shihet se si e ka rritur mjekrën, ka vendosur syze dhe kapelë. Ndryshimi në stil është vënë re edhe nga shumë fansa të cilët e kanë komentuar nën postim.

Meqë ra fjala, Zidane fitoi tre Champions League radhazi dhe ishte trajner i Realit për dy mandate, por nga viti 2021 nuk ka punë.

Ai ka kohë që peshon ofertat dhe është lidhur me Paris Saint-Germain, Juventus, Marseille dhe kombëtaren franceze.

Zidane refuzoi gjithashtu një ofertë astronomike për t’u bërë trajneri më i paguar i të gjitha kohërave nga Arabia Saudite.

Al-Nassr, për të cilin luan Cristiano Ronaldo, i ofroi 150 milionë euro për dy vjet, por Zidane vetëm e falënderoi.

Kategoritë
Sport