Bislim Zyrapi nuk e vazhdoi krejt ditën e sotme dëshminë e tij ku tani po merret në pyetje nga mbrojtjet e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krejt pa asnjë shpjegim, vazhdimi i seancës pas psuhimit të drekës, që zakonisht është nga ora 14:00 deri në 15:15, nuk ndodhi.
Dhe për këtë nuk u dha asnjë përgjigjë. Në fillim të seancës në mengjes, u shtrua një çështje që ngjallë dyshime të mëdha për mënyrën e menaxhimit të gjykimit atje.
Kur seanca po fillonte, avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ngriti një cështje rreth trajtimit të klientit të saj.
“Zoti Krasniqi ka pasur një kollare sot në mengjes dhe ja kanë hequr. A mund të na thotë dikush pse i është hequr kollarja zotit Krasniqi sot paradite?” Gjyqtari Charles Smith u përgjigj se nuk e di pse ka ndodhë kjo.
“Të jem i sinqertë, as që e kam haberin për këtë, por do të interesohem dhe do të ju them, do të interesohem”. Më pas avokatja shtoi se Krasniqi e ka bartur më herët në sallë këtë kravatë.
“Sa për procesverbal, zoti Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herë të tjera në sallën e gjyqit, a mund ta dimë arsyen pse i është hequr kollarja?”.
Pas kësaj cështje të ngritur, seanca vazhdoi normalisht me pyetjet e avokatëve Luka Misetic e Ben Emmerson. Por, kur seanca shkoi në pushim të drekës, ajo nuk vazhdoi më dhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim.
Në rrjete sociale qarkulluan dyshime se kjo po ndodhë për shkak të debateve rreth heqjes së kravatës së Krasniqit.
Gjykata e lëshoi një njoftim se seanca vazhdon pasdite por ajo ishte vetëm dhjetë minuta dhe e tëra në seancë private. Nuk u dha deri më tash asnjë njoftim për publikun se cfarë po ndodhë në Speciale.