Zemaj apel qytetarëve: Respektoni masat, ndryshoni sjelljen tuaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat për pengimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Zemaj përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij, tha se përderi sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Më poshtë shkrimi i plotë i Ministrit të Shëdetësisë:

Qytetarë të nderuar,
Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë.

Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!

Kategoritë
LajmeVendi