Zelenskyy: Shpërthimet në Poloni nuk u shkaktuan nga raketë ukrainase

“Ne duhet të marrim pjesë në hetim. Dua që ne të jemi të drejtë dhe nëse ka qenë përdorimi i mbrojtjes sonë ajrore, atëherë dua prova”, tha presidenti ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se është i sigurt se shpërthimet në Poloni nuk u shkaktuan nga raketë ukrainase, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk kam asnjë dyshim se nuk ishte raketa jonë”, ka thënë Zelenskyy.

“Ne duhet të marrim pjesë në hetim. Dua që ne të jemi të drejtë dhe nëse ka qenë përdorimi i mbrojtjes sonë ajrore, atëherë dua prova”, ka theksuar ai.

Autoritetet polake raportuan se një raketë ra në fshatin Przewodow, pranë kufirit me Ukrainën, të martën vonë, duke vrarë dy persona.

Incidenti shkaktoi frikën e një përshkallëzimi, por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se analizat fillestare sugjerojnë se shpërthimi “me gjasë është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të mbrojtur territorin ukrainas”.

Më herët, presidenti amerikan Joe Biden tha gjithashtu se nuk ka gjasa që raketa të jetë lëshuar nga Rusia, ndërsa sipas presidentit polak Andrzej Duda, ka shumë të ngjarë të jetë një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

Moska, ndërkohë, ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet se ishte raketë ruse.

Kategoritë
BotaLajme