Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka postuar në X në lidhje me fjalimin e tij në Shqipëri.
“Unë iu drejtova Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Këtë javë, ne patëm një shans real për të ecur drejt përfundimit të luftës – vetëm sikur Putini të mos kishte frikë të vinte në Turqi. Isha atje gati për një takim të drejtpërdrejtë me të për të zgjidhur të gjitha çështjet kryesore. Ai nuk u pajtua me asgjë”, shkroi Zelensky.
Ndryshe, liderët e Bashkimit Evropian u takuan sot në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ndër të pranishmit ishin presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.