Zelensky pranoi bisedimet direkte me Rusinë: Do ta pres Putinin më 15 maj në Turqi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në rrjetet sociale se do ta presë presidentin rus Vladimir Putin më 15 maj në Stamboll dhe se pret shpalljen e një armëpushimi të plotë.

Zelensky theksoi se një “armëpushim i plotë dhe i përhershëm” duhet të nisë më 12 maj. Sipas tij, kjo do të ofrojë një “bazë të nevojshme për bisedime diplomatike”.

“Nuk ka kuptim të vazhdohet me vrasjet… Personalisht. Shpresoj që rusët këtë herë të mos kërkojnë arsye pse nuk mund të vijnë,” theksoi presidenti ukrainas.

Paraprakisht, pranimit të bisedimeve direkte me Putinin i parapriu deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Ukraina duhet të pranojë propozimin rus për negociata direkte në Turqi, të bërë nga vetë Putini gjatë një fjalimi.

Kategoritë
BotaLajme