Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se furnizimet e reja të armëve nga SHBA kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë, por se procesi duhet të përshpejtohet.
Duke folur së bashku me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev, presidenti ukrainas tha se ka pasur “mbështetje për ushtrinë ukrainase”, transmeton Telegrafi.
“Sot nuk shoh akoma asgjë pozitive në këtë pikë. Ka furnizime – ato kanë filluar pak. Ky proces duhet të përshpejtohet”, shtoi Zelensky
Një paketë e re ndihme ushtarake amerikane prej 61 miliardë dollarësh më në fund u nënshkrua në ligj javën e kaluar, pas muajsh bllokimi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.
Kievi shpreson se rezervat e saj të ulëta të predhave të artilerisë së shpejti do të rimbushen