Zelensky në dyvjetorin e luftës paraqitet nga vendi ku u zhvillua beteja e parë: Jemi 730 ditë më afër fitores

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është paraqitur sot në Hostomel, ku është zhvilluar beteja e parë e rëndësishme gjatë luftës kundër Rusisë.

“Para dy vjetëve, ne u ballafaquam me lëshim armiqësor me zjarr këtu, por dy vjet më pas, ne i mirëpresim miqtë dhe partnerët tanë këtu”, ka deklaruar ai, raporton televizioni BBC.

“Jemi bërë 730 ditë më afër fitores”, ka shtuar Zelensky.

Ai ju ka bërë thirrje ukrainasve të luftojnë deri në fitore.

“Vazhdoni që të luftoni – me siguri se do të fitoni. Ju mund ta digjni aeroplanin, por nuk mund ta shkatërroni ëndrrën tonë. Ëndrrën me të cilën secili nga ne kemi rënë në gjumë dhe jemi zgjuar për 730 ditë”, tha ai.

“Asnjëri nga ne nuk do ta lejojë Ukrainën tonë që të marrë fund”, tha Zelensky.

Ai tha se se në të ardhmen, “pranë fjalës Ukrainë, fjala “e pavarur” do të qëndrojë gjithmonë”.

Kategoritë
BotaLajme