Zëdhënësi i PDK’së: Kurti s’ka program prandaj nuk ballafaqohet në debat me Enver Hoxhajn

Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyçi e ka quajtur mashtrues kryetarin e VV’së, Albin Kurti pasi sipas tij Kurti 20 vjet ka gënjyer me populizëm, raporton Gazeta Express.

Bytyçi ka shkruar se Kurti nuk ka program prandaj nuk po ballafaqohet në debat me Enver Hoxhajn.

“20 vjet mashtrim, gënjeshtër dhe populizem. Është më se e kuptueshme se pse z. Kurti nuk ballafaqohet me prof. Enver Hoxhajn në debat; z. Kurti nuk ka: 1. Program 2. Pervojë/dije (edhe jo këtu nuk kryen punë njohuritë e tij për telat e bakrit) 3. Konsistencë”, ka shkruar Bytyçi.

Kategoritë
LajmeVendi