Zakharieva: Nuk mund të edukojmë breza me urrejtje

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zakharieva para disa ditëve tha se nuk mund të jemi aleatë të NATO-s dhe t’i quajmë ushtarë bullgarë pushtues fashistë.

“Ka mbi 15.000 botime anti-bullgare. Ne nuk mund të edukojmë breza me urrejtje. Ne nuk mund të jemi aleatë dhe ushtarët bullgarë mund të quhen pushtues fashistë. Ne duhet të kthehemi në tonin e fqinjësisë së mirë dhe zbatimin e Marrëveshjes”, tha Zakharieva.

Iliana Iotova, nënkryetari i Bullgarisë, për televizionin kombëtar bullgar tha se është e mundur që të jetë hartuar një projekt për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Maqedoninë e Veriut më 17 nëntor.

Në këtë datë vendimtare, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE do të duhet të vendosin me konsensus nëse korniza negociuese me të cilën Maqedonia do të duhet të fillojë negociatat e pranimit do të pranohet.

Zv. kryeministri dhe Ministri Bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov thotë se çështja e Maqedonisë mbetet e hapur.

Kategoritë
BotaLajme