Xhindosja shoqërore (Vetëvrasjet, Vrasjet)

Shkruan: Bayram POMAK

Kohëve të fundit, nuk kalon ditë që në mediat kosovare të mos shfaqet ndonjë lajm për vetëvrasje ose vrasje. Gjithsesi këto lajme që dalin i rrëqethin i shqetësojnë dhe i frikësojnë të gjithë. Individi i cili jeton brenda komunitetit, nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj ngjarjeve që i ndodhin shoqërisë, qofshin ato pozitive ose negative. Dhe atë mu sepse këto ndodhi gjithsesi një ditë do të trokasin në derën e të gjithëve.

Vetëvrasjet dhe vrasjet janë ngjarje q kanë ekzistuar gjatë tërë historisë njerëzore. Madje vrasja si ngjarje ka nisur me djemtë e Ademit a.s., Habilin dhe Kabilin dhe kanë vazhduar gjatë tërë historisë së njerëzimit. Më e rrezikshme se vetëvrasja dhe vrasja është normalizimi i ktyre ngjarjeve brenda shoqërisë.

Këto ngjarje të cilat në shoqëri janë shtuar si të ishin qeliya kancerogjene, tanimë kanë arritur në nivel alarmues. Shteti duhet t’i qaset këtyre çështjeve më me seriozitet dhe duhet të merret me këtë.

Veçse është e dyshimtë se sa e duhur është qasja e shtetit dhe institucioneve të tij ndaj ngjarjes. Madje mu për shkak nuk është në rregull që kësaj çështjeje t’i qasemi nga aspekti psikologjik ose ekonomik. İnstitucionet që ju bie të merren më së shumti me këtë çështje janë ato fetare, sepselargimi i njeriut nga shpirtërorja dhe ndrëtimi më shumë i një mendësie të ngritur sipër materiales, e zvarrit atë drejtë paqëllimsisë.

Thuajse është e pashmangshme që njeriu pa qëllim të bie në çdo lloj depresioni. Njeriu është krijesë e cila vazdimisht duhet të udhëzohet. Andaj ekzistojnë librat e shenjtë dhe të dërguarit e Allahut xh.sh.. Pra që ta udhëzojnë njeriun dhe t’ia kujtojnë qëllimin e vërtetë.

Njeriu, vetëm duke e ruajtur balancin në mes të materiales dhe shpirtërores, duke e ndjekur rrugën e mesit, mund të bëjë jetë të balancuar. Njeriu i ditëve të sotme, për shkak të angazhimit të tepërt në materializëm, e ka zbrazur brendinë dhe është hudhur drejtë paqëllimsisë. Në thelb të problemit qëndron zbrazëtia shpirtërore. Për këtë arsye derisa nuk forrmohen mekanizmat të cilat e ngopin shpirtin e njeriut, fatkeqësisht do të vazhdojmë të dëgjojmë lajme të tilla. Në të vërtetë më e duhura është që të gjallërohen këto mekanizma, sepse është e vështirë që të presim zgjidhje nga prijësit fetarë që janë politizuar dhe janë profanizuar kaq shumë. Në mënyrë të veçantë problematike është fakti se institucionet të cilat mund ta orientojnë botën shpirtërore të njeriut dhe t’i udhëzojnë ata, kanë mbetur në dorë të tyre.

Padyshim se disa OJQ janë shkaktare e qklbjes dhe mbetjes pa qëllim të shoqërisë dhe sidomos rinisë. Duhet të o bëhemi se nuk e shohim kontributin e këtyre OJQ-ve të cilat e hapin rrugë për çdo lloj amoraliteti në emër të “Lirisë”. Duhet të mos neglizhohet edhe familja që është një element tjetër i rëndësishëm. Prej arsyeve më thelbësore të këtyre ngjarjeve është edhe tronditja e instituconit të familjes.

Kurse njëra ndër arsyet e tronditjes së instituconit të familjes, është kontributi edhe i disa OJQ-ve për të cilat shkruam më lartë. Disa udhëheqës të këtyre OJQ-ve që bëjnë vazhdimisht studime për rininë, me të cilët e kemi pasur një takim, e cilësojnë si alarmuese përkrahjen e dhënë nga rinia e Kosovës duke jetuar së bashku me familjen e tyre. Pra trajtimi si alarmuese ndihma që rinia e Kosovës ia jep familjes së saj dhe nisja e aktiviteteve për shmangien e kësaj, ka nisur ta trendit thelbin e familjes. Rreziku kryesor do të vjen me gjeneratat e reja. Qasja e gjeneratave të reja ndaj familjes, do të jetë shumë më ndryshe.

Kalbjen që po ndodh brenda familjes, mund ta shohim çdo ditë dhe në të gjitha sferat. Ne jemi dëshmitarë të rritjes së amoralitetit dhe hapjes thuajse në çdo cep të shtëpive publike. Shoqëri në të cilën është evituar koncepti i borxhit dhe ku çdokush, çdokujt i jep para me kamatë!!!

Shoqëri ku punë-dhënësi i hyn në hak të punësuarit dhe kui punësuari e tradhëton mallin e punë-dhënësit!!!

Ne gjatë çdo dite jemi dëshmitarë të kësaj dhe përparimi i një shoqërie që vepron në këtë mënyrë është i pamundshëm.

Këto ngjarje që po ndodhin sot, tregojnë se shoqëria Kosovare ka nisur të kalbet përbrenda. Për gjeneratat e reja kanë nisur të dëgjohen alarmet. Ulja e moshës së përdoruesve të drogës, vetëvrasjet, vrasjet brenda familjes dhe rritja e dhunës e shpërfaqin këtë kalbje. Zgjidhja e kësaj fillimisht është kthimi te Morali (thelbi i krijimit), hapja më shumë hapësirë për shpirtëroren dhe shpëtimi i institucionit të familjes. Lëvizjen e amoralitetit (largimi nga thelbi i krijimit) duhet ta kundërshtojmë në mënyrë të unifikuar. Askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj këtyre ngjarjeve që ndodhin në shoqëri. Të qenit i inforrmuar dhe i vetëdijshë për këto çështje dhe kundërshtimi i të keqes është përgjegjësi njerëzore.

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina