Xhamia e Halid bin Velid e shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës

Numri i xhamive të shkatërruara nga bombardimet e forcave izraelite që nga 7 tetori është rritur në 59

Ushtria izraelite ka vënë në shënjestër dhe ka shkatërruar plotësisht tri xhami të tjera në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Vakëfeve në Gaza, Ikrami al-Mudellel, tha në një deklaratë për Anadolu se Izraeli po sulmon xhamitë në rajon dhe se së fundmi nga bombardimet janë shkatërruar plotësisht xhamitë Halid bin Velid, El-Ihlas dhe Es-Sahva në Khan Yunis.

Zyrtari palestinez deklaroi se numri i xhamive të shkatërruara nga bombardimet e forcave izraelite që nga 7 tetori është rritur në 59, kurse 136 xhami dhe 3 kisha janë dëmtuar.

Kategoritë
BotaLajme