Visar Xhambazi, njohës i raporteve ndërkombëtare, ka reaguar lidhur me një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti sa i përket raportit me SHBA-në. Kreu i Qeverisë ka thënë se “ne nuk pajtohemi për gjithçka me SHBA-në, por raportet janë të mira”.
Sipas Xhambazit një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe potencon se kjo tregon se si një lider humb kredibilitetin e tij mes partnerësh ndërkombëtarë.