Vuçiq e kthen Gjuriqin nga Uashingtoni, ia premton një pozitë të lartë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka publikuar sot një fotografi nga Nju Jorku me ambasadorin serb Marko Gjuriq. Ai njoftoi se Gjuriq do të kthehet në Serbi dhe se do të ketë një pozitë të rëndësishme në vend.

“Marko Gjuriq po kthehet në Serbi dhe besoj se do të kryejë një nga funksionet shumë të rëndësishme në vendin tonë”, ka bërë të ditur Vuçiq.

Mbetet të shihet se çfarë pozite do t’I besohet Gjuriqit në Serbi.

Kategoritë
LajmeRajoni