Vuçiç pretendon se Serbia do të prezantojë mijëra robotë të armatosur në paradën e ardhshme ushtarake

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, deklaroi se vendi do të prezantojë mijëra robotë të armatosur në paradën e ardhshme ushtarake.

Ai e bëri këtë njoftim sot në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd, gjatë prezantimit të robotëve humanoidë të kompanisë kineze AGIBOT.

Vučić theksoi se robotët më të mëdhenj mund të mbajnë deri në 100 kilogramë, ndërsa këta aktualë 10, 20 ose 30 kilogramë — gjë që, sipas tij, do t’u mundësonte të mbajnë kamera dhe të kryejnë detyra si ato që tashmë realizohen në Kinë.

Ai shtoi se këta robotë përdoren edhe për kontroll kufitar dhe mund të armatosen.

“Prandaj, në paradën tonë të ardhshme ushtarake do të kemi mijëra robotë të armatosur, për ta siguruar edhe më shumë vendin tonë,” tha Vučić.

Sipas mediave serbe, Vučić deklaroi gjithashtu se do t’i kërkojë ndihmë presidentit kinez Xi Jinping për këtë çështje.

Kategoritë
LajmeRajoni