Vuçiç: Brenda 40 ditëve qeveria e re, për gjashtë muaj rikthehemi në formë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se pret që qeveria e re të zgjidhet brenda 40 ditëve të ardhshme.

Vuçiç tha se pret që qeveria e re të jetë “tërësisht e fokusuar te ekonomia dhe rritja e shkallës së zhvillimit”, si dhe të përbëhet nga “njerëz kompetentë dhe të përgjegjshëm, të cilët do të jenë në gjendje t’u përgjigjen sfidave”.

“Besoj se brenda 30 deri në 40 ditë situata në vend do të jetë politikisht e qëndrueshme. Pastaj do të na duhen rreth gjashtë muaj për t’u rikthyer plotësisht në formë,” tha Vuçiç gjatë një bisede me biznesmenë në Odën Ekonomike të Serbisë.

Ai shtoi se ky vit ka filluar keq për dy arsye: mungesa e stabilitetit të plotë politik dhe, për pasojë, fluksi i ulët i investimeve të huaja direkte, i cili gjatë 50 ditëve të para të vitit 2025 ka qenë në nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit.

Kategoritë
LajmeRajoni