Vriten 2 gazetarë të tjerë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Numri i përgjithshëm i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori është rritur në 126, njoftoi zyra për media e qeverisë në Gaza

Dy gazetarë të tjerë palestinezë janë vranë në sulmet e Izraelit të akuzuar për gjenocid në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori në 126, njoftoi Zyra për Media e qeverisë, raporton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se Alaa Hassan Al-Hams dhe Angham Ahmed Adwan nga agjencia lokale e lajmeve SND dhe kanali libian “Februar” u vranë.

“Dy gazetarë u vranë në bombardimet izraelite të qyteteve Rafah dhe Jabalia”, njoftoi zyra për media pa dhënë detaje të hollësishme.

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës, si dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.

Megjithatë, forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë Rripin e Gazës, deri më tani duke vrarë të paktën 28.340 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe duke plagosur 67.984 të tjerë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose të shkatërruar.

Kategoritë
BotaLajme