Vriten 18 palestinezë në sulmet e Izraelit në rajone të ndryshme të Gazës

Të paktën 18 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore palestineze, ushtria izraelite bombardoi shkollën “Fatima bint Asad”, e cila strehon palestinezë të zhvendosur në Jabalia, në veri të Gazës.

Bëhet e ditur se 16 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në shkollën e cila u shënjestrua dy herë nga avionët luftarakë izraelitë. Dëshmitarët thanë se ushtria izraelite hodhi në erë ndërtesat në lagjen Tuffah në lindje të Gazës që ndodhet nën zjarr intensiv.

Një vajzë u vra pasi një dron izraelit shënjestroi xhaminë “Hammad al-Hasanat” në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës.

Një palestinez i cili u plagos në shkollën “Abu Hemisha”, të cilën ushtria izraelite e bombardoi në kampin Bureij disa ditë më parë, ndërroi jetë. Dy palestinezë u plagosën kur ushtria izraelite hapi zjarr në zonën Al-Zahra, në veri të kampit Nuseirat.

Avionët luftarakë izraelitë kryen një seri bombardimesh intensive në qytetin Rafah në jug të Gazës.

Bombardimet izraelite ndodhën në të njëjtën kohë kur ushtria izraelite hodhi në erë shtëpitë në Rafah.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se 15 palestinezë, përfshirë 5 fëmijë, u vranë në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj shkollës “Fatima bint Asad”…

 

 

Kategoritë
BotaLajme