Von Cramon: Raportueseve të KiE u është thënë se Qeveria Kurti s’e zbaton vendimin për Manastirin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka thënë se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nga ana e Kosovës nuk ua bën më të lehtë anëtarëve të Këshillit të Europës që të ecin para me aplikimin e saj për anëtarësim.

Sipas saj, raportuesve të KiE që erdhën në Kosovë u është thënë se Qeveria e Kosovës nuk do ta zbatojë këtë vendim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi