Vlora Çitaku nga PDK ka kritikuar ashpër qeverisjen e LVV-së, duke theksuar se, kur nuk ka arritje konkrete, kjo qeveri kthehet te propaganda, raporton GazetaBlic.
Ajo e cilësoi qeverisjen e Kurtit si të dështuar, duke theksuar se nuk ka sjellë zhvillim, mirëqenie apo shpresë, por vetëm rritje çmimesh dhe faturash.
Sipas saj, për LVV-në, fjala mbetet e lirë, por përgjegjësia është e munguar.
Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme.
Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.
Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim
Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj.