Vitia: Viti 2025 do t’i gjejë infermierët e infermieret me rritje page prej 110 eurove

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur pas konferencës që e pati kryeministri Albin Kurti, i cili njoftoi se është rritur koeficienti i pagave në sektorin publik.

Në një postim në Facebook, Vitia është shprehur se infermierët do të kenë rritje page prej 110 euro.

“Viti 2025 do t’i gjejë infermierët dhe infermieret në sistemin publik shëndetësor me rritjen e koeficientit për 1 njësi, apo rritje page prej 110 eurosh”.

“Qeveria për të gjithë”, ka thënë Vitia.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi