Viktimizohet Lista Serbe: Vendimi i BQK’së për dinarin rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë

Lista Serbe e ka cilësuar si “dëbim të serbëve” nga zonat ku ata jetojnë në Kosovë, vendimin e Bankës Qendrore që vetëm valuta euro të përdoret për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme.

Sipas partisë kryesore të serbëve në Kosovë – që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ky vendim, që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, do të pamundësojë që serbët të përdorin dinarin serb në Kosovë, duke thënë se kjo është e barasvlershme me dëbimin e tyre “nga këto zona pa përdorimin e armëve”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi