Viktima e pestë e sulmit të mbrëmshëm në Vjenë vdiq

Televizioni shtetëror austriak ORF raporton se viktima e pestë e sulmit terrorist të natës së kaluar në Vjenë gjithashtu ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një të ri 21-vjeçar i cili vdiq në spital sot rreth mesditës si pasojë e plagëve.

Sipas informacioneve jozyrtare, i riu u qëllua katër herë në gjoks. Kur mbërriti në spital, ai ende po tregonte shenja jete dhe mjekët ishin në gjendje ta stabilizonin atë.

Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm këtë mëngjes dhe të gjitha përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar nuk dhanë fryte.

Ju kujtojmë se i dyshuari kryesor në këtë sulm është një shqiptar, me origjinë nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai, i cili u vra në shkëmbim zjarri me policinë dhe 14 ndihmësit e tij u arrestuan.

Kategoritë
BotaLajme