Parada e fitores së Liverpool FC në Premier League u shndërrua në tragjedi, pasi një makinë u përplas me këmbësorët në qendër të qytetit, duke lënë të plagosur rreth 50 persona, përfshirë fëmijë, shkruan The Guardian.
Gëzimi i mijëra tifozëve të Liverpoolit që mbushën rrugët për të festuar fitoren e klubit të tyre në Premier League u zëvendësuan shpejt me skena frike dhe terrori pasi një automjet drejtuar nga një 53-vjeçari mori përpara turmën. Shërbimet e emergjencën u angazhuan për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.
Policia, sipas raportimeve e ka arrestuar autorin e ngjarjes. Kryeministri britanik Keir Starmer reagoi në platformën X, duke thënë se ngjarja në Liverpool është tronditëse.
“Jam pranë të gjithë të plagosurve dhe të prekurve. Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj kësaj ngjarjeje shokuese”, tha Starmer.