“Video e momentit kur Kadri Veseli kërceu nga aeroplani”, nisin talljet me Baton Haxhiun

Një deklaratë e gazetarit Baton Haxhiu për Kadri Veselin, ka nxitur reagime të mëdha nëpër rrjete sociale. Madje, së fundi kanë nisur edhe talljet me të.

Në një lidhje direkte në një emision në RTK, Haxhiu ka thënë se Kadri Veseli kishte kërcyer nga një avion ushtarak që të nisej për në luftë bashkë me shokët e tij

Sipas tij, arsye për këtë ishte moti i keq dhe pamundësia e aeroplanit që të zbres në Aeroportin e Rinasit.

“Për shkak të motit të keq, aeroplani ushtarak s’ka mund të zbres në Aeroportin e Rinasit dhe Kadri Veseli bashkë me shokun e tij kanë kërcyer nga avioni për t’u nisur në Kosovë që të nisëshin për luftë sepse luftëtarët ishin atje. Aeroplani nuk ka zbritur, po Kadri Veseli ka kërcyer nga avioni. Ky është Kadri Veseli”, ka thënë Haxhiu.

Pas kësaj deklarate, në rrjete sociale kanë nisur talljet me Haxhiu. Faqja “CoolnFresh Magazine”, ka filluar të publikojë skena nga filmi “Commando” dhe “Mission Impossible” me mbishkrimin “Baton Haxhiu me video ekskluzive per kercimin e Kadri Veselit!”.

Ndryshe, Kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, i është konfirmuar aktakuza nga Prokuroria Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se për aktakuzën është njoftuar të mërkurën pasdite.

“Përmes kësaj deklarate, dua t’i informoj qytetarët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe”, kishte shkruar Veseli

Kategoritë
LajmeVendi