VIDEO/ -14 gradë, Vladimir Putin zhytet në ujë të ftohtë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka lënë mënjanë pallton e ngrohtë dhe është zhytur në ujërat e akullt për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë.

Temperaturat shënojnë minus 14 gradë Celsius në pishinën në formë kryqi. Sipas ritualit, Putin u zhyt tre herë në emër të Atit , Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Bashkë me liderin 71 vjecar në ujin e ftohtë o hodhën shumë besimtarë të të gjitha moshave për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.

Kjo nuk është hera e parë që Putin merr pjesë në ritual, ai e bën këtë thuajse çdo vit.

Epifania është një nga festat më të njohura në Rusi, pas Krishtlindjeve dhe Pashkëve, dhe sipas traditës ruse, burrat dhe gratë zhyten në ujë tre herë për të simbolizuar Trininë e Shenjtë.

Rusia ndjek Kalendarin e Vjetër, kështu që këtë vit e festoi Epifaninë më 19 janar.

Kategoritë
BotaLajme