Anëtarët e OVL-UÇK-së kanë hedhur tym të zi pranë hotelit ku po mban konferencë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Veteranët u dëgjuan teksa thërrisnin “UÇK, UÇK”.
Ndryshe, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur protestën kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Ata po protestojnë para hotelit ku Trendafilova pritet të mbajë konferencë për media.
Organizatat e dala nga lufta në një reagim të përbashkët kanë deklaruar të hënën se vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara është e papranueshme dhe fyerje.
Ata kanë thënë se vizita e saj s’ka asgjë të përbashkët me drejtësinë dhe transparencën, teksa përmenden edhe “qasjen arrogante të Gjykatës Speciale”.