Vetëdorëzohen në polici anëtarët e familjes Likaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjegjësisht sektori  rajonal i hetimeve në  kuadër te DRP Prizren, në koordinim me Prokurorinë e shtetit,  me datë: 27.05.2024 ka publikua fotografitë e personave në kërkim.

Personat kërkohen , për veprën penale “Vrasje e rende ne tentative”, “Lëndim I rende trupore “,:Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje ” e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.

Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.

1. Shaqir Zenel  LIKAJ  08.02.1968, fshati Krajk komuna e Prizrenit

2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, fshati Krajk komuna e Prizrenit

3. Isuf Shaqir  LIKAJ   26.08.1995, fshati Krajk komuna e Prizrenit

Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole  prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator  pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.

Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!

Andaj, falënderojmë mediat dhe qytetarët për bashkëpunim

Kategoritë
LajmeVendi