Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa betoni tek Ura e Bërnjakut, krejt kjo me qëllim parandalimin e kontrabandës aty.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai theksoi se këto pengesa janë duke u vendosur për kamionë dhe autobusë.
“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme tek ura e Bërnjakut, deme qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndersa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani për Reporteri.net.