Vendet e BE’së pajtohen që Lajçakut t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj

Vendet e Bashkimit Evropian do të pranojnë që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj. Kështu, ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pritet t’i vazhdohet mandati deri më 1 prill të vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se përmes burimeve diplomatike në Bruksel se në takimet e përfaqësuesve të vendeve anëtare asnjë shtet nuk e ka kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Lajçakut. Tash mbetet të kryhet vetëm pjesa formale. Kështu, ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pritet t’i vazhdohet mandati deri më 1 prill të vitit 2024.

Kategoritë
LajmeVendi