Vedat Muriqi kundër Mergim Vojvodës në Serie A, të dy pritet të jenë titullarë sot

Ciro Immobile është përsëri në stërvitje me Lazio, por Luis Alberto, Manuel Lazzari dhe Gonzalo Escalante janë ende jashtë, pasi klubi mbetet i prekur nga koronavirusit.

Loja me Torinon do të fillojë sot në ora 15:00 dhe tashmë klubi natyrisht që është në presion nga situata e krijuar, përcjell GazetaBlic.

Lazio bëri të enjten udhëtimin në Club Brugge në Europa League pa 12 lojtarë, por nuk i përmendi me emër ose specifikoi që ata kishin rezultuar pozitiv për COVID-19.

Dje, klubi lëshoi ​​një deklaratë vetëm duke konfirmuar se ‘disa lojtarë’ ishin testuar pozitivisht për COVID, duke mos dhënë asnjë të dhënë se sa ishin ata. Mirëpo një lajm i mirë në këtë situatë vjen për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Ai do të jetë në formacionin bazë të skuadrës së Lazios ditën e sotme.

Përballë tij në anën tjetër do të Mergim Vojvoda në formacionin bazë te Torino. Vojvoda ka qenë fantastik ku deri më tani ka dy asistime në Serie A.Këto janë formacionet e mundshme për sot.

 

Kategoritë
Sport